Dhuna e shprehur në klasiken e futbollit të femrave mes Tiranës dhe Vllaznisë është bërë kryefjalë. Të dyja klubet kanë reaguar, ndërsa ia kanë lënë në dorë organeve kompetente për të vendosur drejtësi.
Drejtoresha e Tiranës, Edonisa Aliu, ka shpërndarë sërish një foto në rrjete sociale. Ajo tregon në foto se si portierja e bardhebluve është shtrirë në tokë dhe goditet nga një burrë.
Në foto shpreh dhe keqardhjen e saj. Kujtojmë se të dyja skuadrat ndajnë vendin e parë në renditje me fitoret e tyre. Sfida në fjalë u ndërpre dhe pritet të shihen vendimet që do merren.
Postimi i shpërndarë:
Galeria fotografike ()
Poll