FOTO/ Përjashtohet arbitri anglez, arsyeja e pazakontë
Shkruar nga NEWSPORT
Federata Angleze e Futbollit (FA) ka përjashtuar një arbitër për shkak se nuk ka zbatuar nenin 8 të rregullores së nisjes së takimit në një ndeshje të Ligës së Futbollit për Femra.
David McNamara kishte harruar monedhën në dhomat e zhveshjes, e cila përcakton se cila skuadër do të shkelmojë e para topin në sfidën midis Manchester City dhe Reading. Në mungesë të saj, McNamara përdori trukun "gur-letër-gërshërë". Kjo sjellje është konsideruar e papërshtatshme nga FA, e cila e ka përjashtuar menjëherë gjyqtarin.
Truku i përdorur nga arbitri për të nisur ndeshjen