Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Incidenti "i turpshëm" në Benfica-Real Madrid, UEFA "shokon" mesfushorin pak muaj para Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
Incidenti "i turpshëm" në Benfica-Real Madrid, UEFA
Vinicius Junior, Gianluca Prestianni dhe Eduardo Camavinga

UEFA ka vepruar me dorë të hekurt, lidhur me incidentin e regjistruar në play-offin e Champions League, ndërmjet Benficas dhe Real Madrid, ku u përfshin dy lojtarët Gianluca Prestianni dhe Vinicius Junior.  

Shkak u bë gjuha diskriminuese e përdorur prej lojtarit të Benficas, i cili fyu kundërshtarin e tij, çfarë solli fillimisht një masë ndëshkuese duke e privuar argjentinasin nga ndeshja e radhës në “Santiago Bernabeu”, ndërsa tashmë ylli i skuadrës portugeze duhet të përballet me një tjetër masë më të shtrënguar.

"Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) ka vendosur:Të pezullojë lojtarin e SL Benfika, Xhanluka Prestiani, për gjithsej gjashtë (6) ndeshje zyrtare të klubeve të UEFA-s dhe/ose të ekipit përfaqësues kombëtar, për të cilat ai ndryshe do të ishte i kualifikuar, për sjellje diskriminuese (d.m.th. homofobike). Pezullimi për tre (3) nga këto ndeshje është subjekt i një periudhe prove prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.

Ky vendim (d.m.th. pezullimi me gjashtë ndeshje) përfshin pezullimin e përkohshëm me një ndeshje të vuajtur nga lojtari gjatë ndeshjes së play-off-it të fazës me eliminim direkt të UEFA Champions League 2025/26, të zhvilluar më 25 shkurt 2026 ndërmjet Real Madrid CF dhe SL Benfika.

T’i kërkojë FIFA-s që të zgjerojë në nivel botëror pezullimin e sipërpërmendur", shkruhet në komunikatën zyrtare të këtij organi. 

20-vjeçarit do t’i ndalohet të luajë ndeshjet e para të Kupës së Botës me Argjentinën në rast se do të ftohet nga trajneri Lionel Scaloni.

“Albeceste” do të marrin pjesë në grupin J ku do të ndeshen me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë.

Incidenti "i turpshëm" në Benfica-Real Madrid, UEFA
Vendimi i shpallur nga UEFA

 

Poll

Lexo gjithashtu