Real Madrid
Pas 4 rezultatesh radhazi negative në të gjitha “frontet”, fitorja kundër Alaves ka rikthyer frymën pozitive te Real Madrid. “Galaktikët” do të zbresin sonte në fushë kundër Real Betis, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në La Liga.
Fitorja konsiderohet “detyrim” për ekipin e Arbeloas, e vetmja mënyrë për të mbajtur “gjallë” shpresat për titullin në kampionat. Diferenca me Barcelonën vazhdon të jetë e pandryshuar, 9 pikë.
Në Premier League, Sunderland “përplas brirët” karshi Nottingham, java e 34-të. Në rast fitore, Granit Xhaka me shokë do të ngjiteshin në kuotën e 49 pikëve, shumë pranë zonës së Kupave të Evropës.
Poll
