Barcelonës mund t'i rrëshkasë nga duart një objektiv i rëndësishëm në merkato. Mbrojtësi i krahut të majtë, Grimaldo, është shumë pranë transferimit në Turqi te Besiktas.
Këtë përditësim e jep vetë gazetari Sacha Tavolieri, i cili shkruan në profilin e tij në Twitter se lojtari i cili është nën kontratë me Bayer Leverkusen në Gjermani, ka dhënë fjalën e tij për një kalim në Superligën turke.
Vendimi i fundit i takon pikërisht gjermanëve, të cilët duhet të binden për ta lënë të lirë spanjollin, vlera e të cilit në merkato shkon në 20 milionë euro.
Një lajm i keq ky për katalanasit që janë të detyruar të hedhin sytë tek alternativat për të përforcuar akoma më shumë krahun e majtë, pasi Alejandro Balde nuk ofron më garanci për formacionin titullar, ndërsa e ardhmja e Joao Cancelo është ende në dyshime për vazhdimësinë.
???????????? Besiktas a un accord avec Grimaldo... reste à convaincre le Bayer Leverkusen! Détails ⤵️
— Sacha Tavolieri (@sachatavolieri) April 22, 2026
???? https://t.co/kf0Nlb9X82
???????? @SkySportCH #mercato #Besiktas #Bayer04 #Bundesliga
