Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ Përflitet për t’u bashkuar me Kombëtaren kuqezi, talenti shqiptar ‘zbarkon’ në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT

Arijon Ibrahimovic është padyshim një nga talentët shqiptarë më premtues në botën e futbollit. Sulmuesi i krahut të majtë po kalon një sezon deri diku pozitiv me Frosinonen në Serie A, ku ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar në 2 të tjerë.

Lojtari, kartoni i të cilit zotërohet nga Bayern Munich, është përfolur shpesh që mund t’i bashkohet Kombëtares kuqezi. Si fillim me Shpresat e drejtuara nga Alban Bushi, e më pas për të bërë hapin e madh te ekipi i Sylvinhos.

Teksa së fundmi 18-vjeçari ka publikuar një foto në Kosovë. Ibrahimovic ndodhet në Prizren, në qytetin dhe nga ka origjinën. Një foto që mund të ‘ngjallë’ edhe aludime për sulmuesin shqiptar, duke ditur që edhe përfaqësuesja e Kosovës ka qenë në gjurmët e tij.

Megjithatë, një foto nga Kosova e Ibrahimovic, ‘ngroh’ zemrat e shqiptarëve, me të cilin krenohen me aftësitë që sulmuesi shfaq në kampionatin italian.

[caption id="attachment_732212" align="alignnone" width="489"]InstaStory i Arijon Ibrahimovic InstaStory i Arijon Ibrahimovic[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga