Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Foto/ Operohet me sukses Majlinda Kelmendi, trajneri Kuka: Xhudistja më e mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Foto/ Operohet me sukses Majlinda Kelmendi, trajneri Kuka: Xhudistja më e

Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se xhudistja Majlinda Kelmendi sot me shumë sukses ka operuar ligamentin kryqëzor.

Mësohet se ky lëndim kishte ardhur pas garës në Budapest, ku Majlinda pësoi humbje.

Kuka tregon se Majlinda rehabilitimin do ta vazhdojë në Slloveni dhe qëllimi kryesor i saj është që të shërohet së më shpejtë, pasi qëllimi i saj është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

“Për ditëlindjen time sot lajmi i mirë është që ajo që më ka ba krenar ka kalua operimin me sukses të plotë!

Doktor Florini të faleminderit ty nga zemra!

Sot Kampionja Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoj Ligamentin Kryqëzor me sukses!

Ajo të cilës ju kam friguar gjatë garave ajo edhe kishte ndodh, Majlinda kishte pësuar lëndim gjatë garës në Budapest!

Disponimi i saj pas operimit është i mirë si në foto dhe dashtë Zoti të tejkaloj sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt!

Rehabilitimin do e vazhdoj në Slloveni tek njeriu që edhe herën e parë e kishte rehabilituar për gara Mitja Bračič

Së bashku drejt Tokios që është caku final i Majlindës!”, shkruan Kuka në Facebook.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga