
Partizani do të luajë sot në "Elbasan Arena" sfidën e kthimit të Conference League ndaj Bazelit. Ndeshja e parë e luajtur në Zvicër është mbyllur me fitoren 3-0 për Bazelin, ndërsa kjo e kthimit duket një formalitet për skuadrën zvicerane.
Bazeli mbërriti që dje në Tiranë, teksa u akomoduan në një prej hoteleve të kryeqytetit, ndërsa nuk preferuar të stërviteshin dhe as të jepnin konferencë për mediat.
Sot, skuadra zvicerane bëri një stërvitje të lehtë që në pikë të mëngjesit, por nuk preferuan "Elbasan Arenën", por zgjodhën Kompleksin "Football Republic", aty ku stërvitet Partizani. Ndeshja e sotme që do të luhet në Elbasan do të startojë në orën 20:00.
Poll