Mario Teqja nuk do vazhdojë të jetë futbollist i Vushtrisë. Mbrojtësi dështoi me klubin kosovar, që të sigurojë Superligën e Kosovës, duke u ndalur nga Malisheva në finalen e “play-off”. Futbollisti shkruan në “instastory”: Nga sot jam lojtar i lirë. Suksese ekipit të Vushtrisë.
Kujtojmë se Teqja u bashkua me Vushtrinë në janar nga Egnatia. Mungesa e minutave te rrogozhinasit bëri që 26- vjeçari të provonte aventurë të re. Tashmë i lirë, qendërmbrojtësi duket se është në pritje të ofertave, për të zgjedhur më pas më të mirën prej tyre.

Poll