FOTO/ Neymar nuk ndalet, postimi i fundit në rrjetet sociale bëhet virale në internet
Shkruar nga NEWSPORT
Vinicius Jr nuk e ka fshehur kurrë se idhulli më i madh i fëmijërisë së tij ka qenë gjithmonë Neymar Jr. Ish- lojtari i Barcelonës, ka qenë pasqyra e lojtarit të Real Madridit, i cili e ka pasur gjithmonë model për stilin e tij të lojës, për futbollin e tij të guximshëm dhe të pafalshëm.
Përveç kësaj, prej vitesh ata i bashkon një miqësi e ngushtë. Është e zakonshme që ata të kalojnë disa ditë pushime së bashku dhe janë “mish e thua” në angazhimin e ekipit brazilian. Të dy përbëjnë një nga kërcënimet e mëdha të kanarinës përballë Kupës së Botës që nis pas dy javësh.
Neymar e ka mbështetur gjithmonë ‘nxënësit’ e tij Vinicius dhe dje e ka treguar sërish në rrjetet e tij sociale. Sulmuesi i PSG -së ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku pozon me një fanellë kun ë qendër të saj është Vinicius.
Fotoja e këtij momenti është bërë virale në internet, me Neymar që ka marrë komente pozitive për mëbshtetjen që i jep vazhdimisht bashkëkombasit të tij, Vinicius.