Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

FOTO/ Ndryshime në stadium, klubi i Superligës falenderon federatën për punimet

Shkruar nga NEWSPORT

Trepça 89’ ka falenderuar Federatën e Futbollit të Kosovës për punën që po bëhet në stadiumin “Riza Lushta”. Punimet në klubin që rikthehet të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, lidhen me instalimin e ujitjes nëntokësore.  

Kujtojmë se klubi nga Mitrovica rikthehet të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar, pas 1 viti në Ligën e Parë ku u shpallën dhe kampion të "Grupit A".

“Falenderim

Klubi Futbollistik Trepça’89 falenderon Federatën e Futbollit e Kosovës për punën të cilën ka filluar ta bëjnë në Stadiumin “Riza Lushta” ku kanë filluar instalimin e ujitjes nëntokësore për fushë gjë e cila do e ndihmon mjaft shumë mirëmbajtjën e fushës dhe do të lehtësoj punën e ekonomit tonë.

Me respekt

Kryesia e KF Trepça’89

Presidenti z. Abedin Zeka – Beki”, shkruan klubi i Trepça ’89 në rrjetet sociale.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga