
Derbi i kryeqytetit gjithmonë prodhon spektakël në shkallët e tribunave. Ndërsa dje ishte e veçantë ajo që kishte ndodhur mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës. Tribunat pas porte ishin të mbushur nga Guerrilsat në njërën anë dhe nga Fanaticsat në anën tjetër.
Ndërkohë te karshia, ishin bashkuar të dy tifozëritë. Nga një foto e siguruar nga Neësport.al shihen mbështetësit e kryeqytetasve, disa me shaje të kuq, të tjerë me bardheblu. Kujtojmë që ndeshja Partizani – Tirana përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të 26-herë kampionëve të Shqipërisë.
Poll