
Kosova përballet me Spanjën në Estadio Olimpico të mërkurën, në kuadër të Kualifikueseve të Botërorit. Përfaqësuesja dardane, së bashku me delegacionin janë nisur sot pasdite për në Sevilla, teksa Klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes humbi mbrëmë ndeshjen e parë eleminatore ndaj Suedisë, me shifrat 0-3. Një humbje tjetër ndaj spanjollëve do i komplikonte jashtëzakonisht gjërat për dardaënt, teksa kualifikimi për në Botëror do bëhej shumë i vështirë, për të mos thënë i pamundur.
Ndeshja do luhet në Sevilla dhe fillon në orën 21.00, të mërkurën.
✈️ Kombëtarja e Kosovës është nisur sot pasdite për në Sevilla, ku të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022 kundër Spanjës. 🇽🇰 #Dardanët #BesaBesë #ForcaKosovë pic.twitter.com/YXrrlCO5Zh
— FFK (@FFK_KS) March 29, 2021