Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

FOTO/ Mezani "shtrydh" skuadrën, s'ka pushim për trajnerin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT

Në fundjavë, Gjilani do luajë ndeshjen e radhës në kampionat. Sot, skuadra, nën drejtimin e trajnerit Gentian Mezani ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore, , ku ka zgjatur për rreth 2 orë.

Ekipi do zbresë sërish në stërvitje nesër, për t'u përgatitur për ndeshjen e radhës, që do të jetë e vlefshme për javën e 4 në transfertën e Drenicës.

Postimi i klubit të Gjilanit:

Gjilani vazhdon përgatitjet për duelin e fundjavës kundër Drenicës

Gjilan, 12 Shtator 2019-Nën drejtimin e kryetrajnerit Gentjan Mezani, Gjilani ditën e sotme ka vijuar stërvitjet, ku kuq e bardhët po përgatiten për duelin e së shtunës, atë kundër Drenicës.

Stërvitja e sotme e cila u mbajt në fushën e stadiumit, filloi nga ora 10 e 30 minuta dhe zgjati për rreth dy orë.Futbollistët ju përgjigjen mjaft mirë ushtrimeve të kërkuara nga shtabi teknik i skuadrës, me ç'rast ata treguan ritëm të lartë dhe formë fizike mjaft të kënaqëshme, e ku nuk mungoi edhe dëshira e madhe për përgatitje sa më të mirë, për sfidën e javës së 4-të kampionale.

Ekipi i Gjilani edhe ditën e nesërme do ti vazhdoj stërvitjet, të cilat janë edhe të fundit para duelit kundër Drenicës, që Gjilani e zhvillon si mysafir ditën e shtune, në Skënderaj.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga