Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Lojtari i Partizanit lë spitalin, shkon sërish në “vendin e krimit”, sulmuesi i kuq totalisht i fashuar

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Lojtari i Partizanit lë spitalin, shkon sërish në

Tedi Cara ka lënë spitalin dhe është rikthyer sërish në stadiumin “Kukës Arena”. Sulmuesi i Partizanit u godit me shishe në minutën e 14-të të takimit pasi festonte golin e realizuar ndaj verlindorëve. Pas një të çare në fytyrë, ai u detyrua të shkonte në spital për të marrë ndihmën e specializuar.

Fatmirësisht gjithçka ka kaluar dhe ka vendosur të kthehet në pankinë për të mbështetur shokët e skuadrës në këtë sfidë të javës së pestë të Superiores. Siç shihet edhe në foto, në krahun e djathtë të fytyrës, ai është totalisht i fashuar. Kujtojmë që Partizani po fiton 2-1 në transfertë kundër Kukësit, ku një prej golave është shënuar pikërisht nga Cara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga