
Ardian Cuculi u zyrtarizua mbrëmjen e sotme si mbrojtësi më i ri i Shkëndijës për këtë sezon. Ky është rikthim për ish-lojtarin e Partizanit dhe Kukësit, pasi la luajtur disa herë gjatë karrierës për tetovarët. Kontrata e firmosur është 1-vjeçare.
Për këtë zgjedhje, Cuculi ka shkruajtur nëpërmjet rrjeteve sociale se ka qenë me zemër. “Zemra nuk e harroj vendin ku me se miri rrihte! Back home”, shkruan mbrojtësi në rrjetet sociale.
Gjatë viteve me Shkëndijën, 35-vjeçari fitoi titullin kampion në sezonin 2010/11 dhe 2017/18. Objektiv kryesor mbetet sërish fitimi i titullit kampion.
Poll