Atmosfera e festave të fundvitit bën bashkë katër lojtarë të skuadrave të ndryshme të Superligës, miq të vjetër me njëri-tjetrin të shoqëruar nga të dashurat e tyre.
Karabeci i Tiranës, Lilaj i Skënderbeut, Bicaj i Vllaznisë dhe Vila i Partizanit kanë qenë në Korçë për një drekë së bashku, ndërsa përkrah tyre kanë qenë edhe të dashurat e tyre.
Një foto e veçantë që tregon se futbolli vërtet përcjell mesazhe të forta "fair play" dhe miqësie, pavarësisht se në fushën e gjelbër janë të 4-t kundërshtarë me njëri-tjetrin.
Poll