Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

FOTO/ Kampionati kombëtar i basketbollit, Vllaznia pranë një goditje cilësore

Shkruar nga NEWSPORT

Në ndryshim nga futbolli ku Vllaznia po përgatitet të luajë ndoshta një sezon anonim në kampionatin shqiptar më mirë duket se po shkojnë gjërat në basketboll për klubin shkodran. Puna e mirë që po bëjnë drejtuesit ka filluar të vlerësohet dhe basketbollistë që vitin e kaluar luftonin për tullin kampion kanë shprehur dëshirën ti bashkangjiten një prej klubeve më me traditë në vend.

Një lajm i tillë bëhet i njohur nga kanalet zyrtare të shkodranëve me anë të një foto. Në foto tregohet Zoran Vilitojeviç, basketbollist i Teutës në edicionin e kaluar  bashkë me sekretarin e përgjithshëm skuadrës veriore Blendi  Dibra dhe zv/ trajnerin Ervin Bërdica, ku ky i pari ka shprehur dëshirën për t'u bashkuar me skuadrën këtë kampionat. Në ketë dëshirë të lojtarit duket se ka ndikuar edhe pjesëmarrja e shkodranëve ne kompeticionet europiane.

Njoftimi i Vllaznisë

Puna e mirë që po bëhet këtë vit në klub po bën që shumë lojtarë të shprehin dëshirën për tu afruar pranë ekipit tonë. Pa harruar edhe pjesëmarrjen e mundshme në Ballkan Ligë dhe pretendimet në sezonin e ri në kampionat. Kështu basketbollisti Zoran Vilotijeviç, pjesë e Teutës në sezonin e kaluar, është një tjetër lojtar që ka shprehur dëshirën për tu veshur kuqeblu.Ai ka zhvilluar ditën e sotme një takim me sekretarin e përgjithshëm të klubit Blendi Dibra dhe zv/trajnerin Ervin Bërdica, ku dëshira është që të ketë një bashkëpunim mes palëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga