Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Ish-trajneri i KUKËSIT i tërheq vëmendjen Erando KARABECIT: Legjendat luajnë me TIRANËN dhe nuk e braktisin anijen në kohë të keqe

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Ish-trajneri i KUKËSIT i tërheq vëmendjen Erando KARABECIT:

Dje Tirana luajti në transfertë kundër Vllaznisë, ndeshje që u fitua nga shkodranët, por ishin bardheblutë ata që u kualifikuan falë rezultatit të sfidës së parë.

Titullar në këtë takim ishte Erando Karabeci. Kapiteni i bardhebluve ishte ndër më aktivët në fushë duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në kualifikimin e ekipit të tij. Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet pikërisht në stadiumin "Loro Boriçi".

Të menjëhershme kanë qenë reagimet, por në sy bien komentet e bëra nga ish-trajneri i Kukësit, Klodian Duro. Ky i fundit i tërheq vëmendjen, por njëkohësisht e komplimenton duke i shkruar: "Kokën lart, jo te topi", ndërsa mesfushori bardheblu ia kthen: "Legjenda Klod Duro... Ata që e kanë pas mbajtur kokën lart, kanë pas luajtur me Gallatasarain. Respekte". Më pas është sërish Duro që i flet: "Erando Karabeci, legjendat luajnë me KF Tiranën dhe kapitenët e vërtetë nuk e braktisin anijën në kohë të keqe".

[gallery columns="1" size="full" ids="181484"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga