
Faruk Kalleshi, ish-peshëngritësi i famshëm shqiptar, gjithashtu trajner i njohur në këtë sport është parë sot në mëngjes në një takim miqësor me kryeministrin Edi Rama.
Takimi mes tyre është fiksuar në 'Friend's Book House', ndërsa 71-vjeçari, kampion absolut në historinë e peshëngritjes shqiptare është parë të përshëndetet me kreun e Qeverisë.
Kujtojmë se Faruk Kalleshi është një prej legjendave të peshëngritjes.
Ai ka arritur suksese të mëdha si sportist në karrierën e gjatë 21-vjeçare në peshëngritje dhe njëherësh trajner i suksesshëm, ku ka meritë të veçantë për krijimin e ekipit të vajzave, të cilat njohën më pas suksese të rëndësishme ndërkombëtare. Kalleshi ka lënë gjurmë të mëdha në peshëngritje, sidomos në Shkodër dhe klubin “Vllaznia” e ka përfaqësuar për 18 vjet. 3 vjet i ka kaluar me Partizanin, ndërsa për shumë e shumë vite ka mbajtur rekordet kombëtare të peshës trupore 52 kg.