Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

FOTO/ I dha fitoren SHQIPËRISË, Taulant XHAKA merr një mesazh nga një person i përzemërt

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ I dha fitoren SHQIPËRISË, Taulant XHAKA merr një mesazh nga
Shqipëria mori dje një fitore të rëndësishme ndaj Izraelit. Kuqezinjtë iu falën heroizmit të Thomas Strakoshës dhe "predhës" të Taulant Xhakës. Mesfushori i Baselit i dha 3 pikët e para skuadrës së Christian Panuçit. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë përgëzuar 27-vjeçarin, por urimin më të veçantë e ka dhënë vëllai i tij. Mesfushori i Zvicrës dhe Arsenalit Granit Xhaka me anë të postimi në llogarinë e tij në "Instagram" krenohet me vëllain e tij Taulantin. "Vëllai im, fituesi i ndeshjes! Krenar me ty vëlla!" Graniti i kthen në këtë mënyrë nderin futbollistit të Baselit, i cili dy muaj më parë festoi golin e futbollistit të Arsenalit në ndeshjen ndaj Serbisë në Kupën e Botës. Kuqezinjtë nisen drejt Skocisë për t'u përballur pas 3 ditësh me ekipin vendas.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga