Partizani u mposht dje 1-0 nga Erzeni, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Një rezultat surprizë për të kuqtë të cilën u mposhtën për herë të parë në këtë sezon të elitës. Pas takimit ka reaguar Eneo Bitri. Qendërmbrojtësi i Partizanit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan: "Kokën lart, ecim përpara".
Aktualisht të kuqtë renditen në vendin e parë të elitës me 1 pikë më shumë se shijakasit ndjekës. Bitri është një nga ata futbollistë që ka marrë rolin e liderit në prapavijë. Me postimin e djeshëm duket se kërkon të motivojë lojtarët për të parë përpara në sfidën e ardhshme.
Poll