Gjilani luan sot në orën 20:00, takimin e parë përballë Liepajas në Conference League. Ndeshja dhe pse konsiderohet në shtëpi, luhet në qytet tjetër, pikërisht në Prishtinë. Do jetë stadiumi “Fadil Vokrri” që do presë mijëra tifozë të Gjilanit.
Për ditën e sotme shumë biznese do jetë të mbyllura në Gjilan sepse do ndjekin ndeshjen e klubit të tyre të zemrës, tregojnë mediet kosovare. Zekirija Ramadani dhe djemtë e tij kanë për detyrë t’i përfaqësojnë në mënyrë sa më dinjitoze, tifozët e shumtë në shkallët e stadiumit dhe jo vetëm.