
Mbrëmë, Barcelona luajti kundër PSG-së në kuadër të çerekfinaleve të Champions League. Ky takim përfundoi me rezultatin 6-1 në favor të katalanasve, ku emocionet dhe spektakli ishin prezent në çdo sekond të 90-minutëshit. Miliona sportdashës ishin fokusuar në këtë supersfidë, mes tyre edhe gazetarë të cilët e komentuan dhe e analizuan nëpër panele sportive apo rrjete sociale.
Kështu ka ndodhur edhe me gazetarin e mirënjohur, Elert Yzeirin, i cili përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook ironizon skuadrën franceze duke e krahasuar me situatën politike në vendin tonë.
"PSG çon në kushtetuese vendimet e arbitrit dhe pritet që të ngrejë çadrën e protestës përpara hyrjes së stadiumit në 'Camp Nou'", shkruan Yeziri në llogarinë e tij në facebook.
[gallery size="full" columns="1" ids="88704"]