
Asion Daja i është bashkuar ish-shokëve të skuadrës në aeroportin e Stambollit. Futbollisti bardheblu ka përfituar nga çasti që të dy ekipet ndodhen në Stamboll duke pritur avionin për tu kthyer në Shqipëri dhe ka shkuar të përshëndesë ish shokët e tij . Në këtë moment Daja nuk ka ngurruar të bëjë edhe një foto me lojtarët e kuq, që është postuar nga Trashi.
Ndërkohë që drejtori sportiv i TVSH-së, Pano Xhixho e ngacmon për ish skuadrën e tij, Partizanin, teksa i shkruan: "Oni paska mbet me atletet e Partizanit". Sigurisht kjo është një batutë e drejtorit sportiv të TVSH-së, pasi ngjyra e atleteve të Dajës ka rastisur me ngjyrën e fanellës së kuqe.
[gallery columns="1" size="full" ids="74332"]
Poll