
Partizani fitoi dje kundër Tiranës me rezultatin 2-1, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Një kontribut të tyre dhanë Dhimosten Gjini dhe Ergys Rexha, pjesë e stafit mjekësor të të kuqve. Ata mbajtën futbollistët në formë përmes masazheve gjatë javës, duke bërë të mundur edhe aktivizimin e Mazrekajt që kishte probleme fizike.
Fizioterapisti Ergys Rexha ka uruar sot në facebook, lojtarin e basketbollit të Tiranës, Red Voglin për 30-vjetorin e tij të lindjes.
Siç dihet rivaliteti i dy skuadrave të kryeqytetit është vetëm në fushën e blertë, pasi jashtë saj shumë prej lojtarëve, pjesëtarëve të stafit apo tifozëve janë miq me njëri-tjetrin.
[gallery columns="1" size="full" ids="105460"]