Numërimi mbrapsht ka nisur dhe të gjithë tifozët dhe shqiptarët anembanë botës po presin me padurim sfidën me Çekinë. Ky takim do të luhet në “Air Albania” duke nisur që nga dita e nesërme në orën 20:45.
Të gjithë jemi sy e veshë nga Sylvinho, i cili do të drejtojë skuadrën në një ndeshje mjaft delikate dhe që vendos shumë mbi fatet e kuqezinjve në kualifikimin në Euro 2024. Braziliani në “Air Albania” nuk do të jetë vetëm.
Në mbështetje të tij do të jetë edhe njeriu i zemrës. Bashkëshortja e Sylvinhos ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të parë nga afër këtë sfidë dhe për të qenë afër 49-vjeçarit në një moment kaq të rëndësishëm për karrierën e tij.
Këtë e ka zbuluar vajza e brazilianit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Ku është mami? Ekzaktësisht, po udhëton për ndeshjen e 12 tetorit”, ka shkruar goca e Sylvinhos, e cila me siguri do ta ndjek këtë ndeshje nga TV-ja.
[caption id="attachment_709066" align="alignnone" width="517"] Postimi i vajzes se Sylvinhos[/caption]