Victor Da Silva i ka befasuar të gjithë dhe është shfaqur sot në Shkodër. Braziliani që më shumë ka spikatur në infermieri se sa në fushën e blertë, duket se nuk ka gjetur zgjidhje në Tiranë.
Është mjeku i skuadrës së Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja që ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet pikërisht me sulmuesin e njohur. “Me futbollistin e Partizanit, Victor Da Silva”, shkruan Haxhaja në Instagramin e vet.
Pritet me interes të shihet nëse Da Silva do të jetë gati në vitin e ri kalendarik për të kuqtë apo do të vijojë me të njëjtin pretendim, probleme fizike.
[caption id="attachment_673458" align="alignnone" width="391"] Postimi i Haxhajës[/caption]
Poll