Ernest Gjoka ka uruar të atin e tij për përvjetorin e 80-ë të lindjes. Trajneri i Kamzës ndihet krenar për babain e tij, pasi ka qenë pjesë e Tiranës së dikurshme në vitet '60 në futbollin shqiptar. Gjoka e bërë publik krenarinë e të qenit djalë i një ish-futbollisti bardheblu duke postuar urimin e përzemërt në llogarinë e tij në Facebook.
"Ndjehem i lumtur në 80-vjetorin tënd!"
Postimi i Ernest Gjokës për të atin
Por për ironi të fatit, Tirana i shkaktoi një humbje të hidhur javën e kaluar skuadrës së Gjokës, të cilët u mposhtën në "Selman Stërmasi" me rezultatin e thellë 4-1 duke parë zonën e errët të rënies nga Kategoria Superiore.