Dinastia Maldini vazhdon te Milani. Pas Cesare e Paulo, ishte radha e Daniele Maldini për t’u shpallur kampion i Italisë me fanellën kuqezi. Një foto po bën xhiron e rrjetit e takimit Paulo-Daniele, gjatë festimit të titullit kampion.
Nuk mund të mungonte as reagimi i Rafael Leaos, i cili ka shprehur admirimin e tij për babanë dhe të birin, që vazhdojnë e korrin suksese në Milano për dekada me radhë.
Vetë Rafael Leao bëri sezonin e tij më të mirë në karrierë, duke qenë lideri i sulmit të një Milani që me meritë fitoi titullin e 19-të kampion. Pritet edhe një rinovim i yllit portugez, vlera e të cilit ka kapur majat, plot 150 milionë euro.

Poll