
Gëzim Krasniqi ishte heroi i fitores që Partizani mori në ndeshjen kundër Laçit. Qendërmbrojtësi i kuq arriti të shënjestronte bukur me kokë portën e mbrojtur nga Selmani, pas një topi të harkuar në zonë nga Lorenc Trashi. Siç e tha dhe vetë lojtari pas ndeshjes goli nga prapavija ishte parashikuar nga Malota, por jo vetëm.
Sot newsport.al ka mësuar se një bukuroshe nga Kosova i ka parashikuar golin pikërisht Gëzim Krasniqit. Të dy janë miq të ngushtë dhe burime pranë lojtarit bëjnë me dije që ajo i kishte thënë: "Ti sot do të shënosh". Sa e çuditshme, aq dhe e vërtetë. Siç duket fati i shtatlartit në fushën e blertë do të zbulohet nga kjo bukuroshe që ndodhet në foton e mëposhtme...
[gallery columns="1" size="full" ids="88286"]