Besëlidhja ka arritur të triumfojë në sfidën e javës së 7-të ndaj Vllaznisë me shifrat 93-52. Ndeshja e zhvilluar në Shkodër, ka treguar dhe njëherë objektivat madhorë të ekipit të besëlidhjës. Diferenca e madhe është një faktor kyç që vë në pah situatën kritike që po kalon ekipi i Vllaznisë.
Trajneri Afrim Bilali së bashku me stafin e tij, po vijojnë me punën e palodhur drejt objektivave madhor në këtë sezon. Pas 7 javësh kampionat, Besëlidhja regjistron vetëm dy humbje atë ndaj Teutës dhe Apolonisë, ndërkohë që vijon me serinë e fitoreve të njëpasnjëshme.
Tirana nuk arrinë të reagojë as ndaj Kamzës, duke regjistruar humbjen e dytë radhazi. Pas humbjes me Besëlidhjen ku klubi bardheblu e kontestoi shumë, nuk kanë mundur që të fitojnë ndaj Kamzës duke u mundur me shifrat 89-75. Fitor rëndësishme ka arritur të marrë dhe Teuta, pasi ka mundur në shtëpi Apoloninë.
JAVA 7-të:
Vllaznia - Besëlidhja 52-93
Kamza - Tirana 89-75
Teuta - Apolonia 71-62
FOTO: