Bayern habit të gjithë me blerjen e tyre të fundit. Desire Segbe Azankpo është emri i sulmuesit të ri që është bërë pjes e ekipit të Bayern. Sulmuesi 29 vjeçar do të jetë pjesë e ekipit të dytë të Bayern.
Sipas së përditshmes spanjolle Marca, thuhet se Azankpo shkoj në Munchen si shofer i Sadio Mane, por tani ai ka një kontratë me ekipin e dytë.
Desire Segbe Azankpo është sërish pjesë e të njëjtit klub me mikun e tij të vjetër. Më herët Mane dhe Azankpo kanë qenë pjesë tek ekipi i Metz në Francë.
Azankpo luajti kundër Mane në kualifikueset e turnet të Afrikës që do zhvillohet në 2023. Tani pas 10 vitesh Sadio Mane bashkohet me mikun e tij në një ekip.

Poll