Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Foto/ Arrestohet futbollisti shqiptar, dyshohet për trukim ndeshjesh

Shkruar nga NEWSPORT

Një futbollist me origjinë shqiptare, por me nënshtetesi italiane ka rënë në pranga të policisë së vendit fqinj.

Ai është lojtar i vjetër i skuadrës italiane Virtus, dhe është arrestuar pasi akuzohet për shitje ndeshjesh, shkruan “Libertas”.

Sipas mediave italiane mësohet se hetimi për shqiptarin Armando Aruci 28-vjeç, është zhvilluar në San Marino. Hetimet për shitjet e ndeshjeve, kishte nisur muaj më parë dhe është drejtuar nga Simon Luca Morsiani, kreu i Komisariatit.

Futbollisti shqiptar është arrestuar në flagrancë një ditë më parë rreth orës 20:30, nga autoritete italiane ndërsa kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen finale mes La Fiorita dhe Tre Penne.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga