
Armand Duka është një kandidatët e zyrtarizuar për zgjedhjet e FSHF-së që do të mbahen në datën 7 shkurt. Kreu aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit do të garojë përballë Bashkim Finos.
Në mbështetje të Dukës kanë dalë shumë figura të njohura të futbollit shqiptar. Së fundmi, është një nga mbrojtësit më të dalluar të përfaqësueses kuqezi, Armend Dallku që ka uruar presidentin e FSHF-së.
"Ju, ju dhe vetëm ju president. Nuk e vë në dyshim fitoren tuaj. Çdo rezultat tjetër do të thotë kthim prapa për 20 vite të futbollit shqiptar në atë pikë siç e gjete ti kur erdhe. Të përshëndes dhe të uroj shëndet, lumturi dhe padyshim FITORE", është mesazhi i Dallkut për Armand Dukën.
Kujtojmë që Armend Dallku ka luajtur me Kombëtaren në 64 ndeshje. Ai ka arritur të shënojë vetëm 1 gol, megjithatë kontributi i dhënë për fanelën kuqezi është vlerësuar nga specialistët. Tashmë ai luan në Kosovë, por vëmendjen nga futbolli shqiptar nuk e largon asnjëherë.
[gallery columns="1" size="full" ids="193682"]