
Florent Hasani ka marrë për dore Tiranën dhe po e udhëheq drejt titullit kampion të dytë rradhazi dhe të 27-të në historinë e saj. Me largimin e Redon Xhixhës, pesha e golave ra mbi të dhe kosovari ka arritur ta bëjë detyrën e re në mnyrën më të mirë të mundshme.
Teksa jemi vetëm 2 ndeshje nga fundi i kampionatit, Hasani ka shënuar plot 16 gola, 5 më shumë se ndjekësit më të afërt dhe nëse nuk ka ndonjë çmenduri këto 2 javë të fundit, ai do të kurorëzohet me çmimin e Këpucës së Artë.
Hasani u rikthye me gol ndaj Laçit teksa mungoi në derbi dhe Tirana ka ndarë disa foto të këtij momenti duke e cilësuar si jashtëtokësor yllin e tyre. Në diçiturën e fotos shkruhet: Jashtë kësaj bote.
Poll