Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, duket se e ka lënë pas zhgënjimin e madh të dënimit me mospjesëmarrje në kupat e Europës. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram ku tregon se Skënderbeu ka fituar 6 tituj radhazi, duke iu mburrur në njëfarë mënyre rivalëve dhe duke lëshuar sinjalin se sërish pretendent numër një për titull do të jetë Skënderbeu. Takaj ka fituar 4 tituj kampion si president i Skënderbeut.
Poll