Alpinistët shqiptarë nga Kosova, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula nga Klubi Alpin Prishtina, pushtuan Everestin dhe ngritën flamujt kombëtar e shtetëror në majën më të lartë të botës.
Ekspedita e parë e ndërmarrë ndonjëherë nga ndonjë klub kosovar, përfundoi me sukses, pas pothuajse dy muajsh përgatitjesh dhe aklimatizimi rrëzë malit më të lartë në botë.
Me këtë arritje, alpinistët kosovarë arritën të fusin Kosovën në listën e shteteve të botës që e kanë pushtuar majën më të lartë.
Ata kanë arritur pikën 8848 metra në të njëjtën datë 22 maj, sikur edhe, Flutura Ibrahimi Uta por që e kanë pasur të pamundur që të tregojnë për këtë sukses
Poll