Dinamo do të luajë sot kundër Luzit 2008-të, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë së Parë. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa tashmë trajneri Nevil Dede ka zgjedhur titullarët.
Në sy bie Realf Zhivanaj, ish lojtari i Tiranës që u transferua në këtë sesion merkatoje te dinamovitët. Ai do ta nisë nga minuta e parë ku me sa duket ka fituar besimin e Dedes. Më poshtë njihuni me formacionin zyrtar të 18 herë kampionëve të Shqipërisë.
Dinamo: Bakaj, Vokrri, Zhivanaj, Imami, Prodrani, Bardhi, Daja, Smaçi, Marku, Denisson, Danaj