Ballkani luan në orën 20:45 përballë La Fioritas, sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Nga San Marino kampionët e Kosovës do tentojnë të marrin rezultat pozitiv, pasi gjasat janë dhe për goleadë kundërshtarëve modestë.
Eleminimi nga Zalgiris në turin e parë të Champions League ishte i hidhur. Kështu trajneri Ilir Daja ka vendosur të ndryshojë skemë. Nga 3-5-2 në ndeshjen e fundit do luajnë me skemën klasike 4-3-3. Ndryshimi në formacion është se Rrahmani ka zënë vendin e Berishës.
BALLKANI: Frashëri; Thaqi, Jashanica, Dellova, Thaci; Emërllahu, Kuç. Korenica; Krasniqi, Gripshi, Rrahmani.

Poll