
Juventus dhe Milan do të përballen mbrëmjen e sotme në Allianz Stadium për të zhvilluar ndeshjen e parafundit të kampionatit. Fitorja është kusht për të dy skuadrat por bardhezinjtë e kanë jetike, përndryshe i thonë lamtumirë Championsit.
Trajnerët kanë përzgjedhur edhe titullarët e kësaj supersfide dhe Allegri vjen me një modul ndryshe. Ekip sulmues me 3 në mbrojtje, 4 mesfushë dhe 3 përpara në rreshtimin 3-4-3 ndërsa Pioli nga ana tjetër nuk bën ndryshime teksa me të njëjtin modul, përdor lojtarët e tij më të mirë.
Formacionet Zyrtare:
JUVENTUS (3-4-3): Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Kean, Chiesa. Trajneri: Massimiliano Allegri.
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Thiaw, Tomori, Theo; Tonali, Kruniç; Messias, Diaz, Leao; Giroud. Trajner: Stefano Pioli.