
Një ndeshje spektakolare do të luhet mbrëmjen e sotme në “Santiago Bernabeu”. Real Madrid dhe Manchester City do të bëjnë mes tyre edhe llogaritë e gjysmëfinales së parë në Champions League.
Në orën 21:00 të gjithë tifozët do të jenë “sy e veshë” nga ky takim, ku skuadrat do të dhurojnë emocione si në fushë ashtu dhe në tribuna.
Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti kanë edhe një sfidë mes tyre. Të dy trajnerët do të hedhin në fushën e lojës lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion. Karim Benzema përballë Erling Haaland.
Formacionet e mundshme:
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Rudiger, Alaba, Camavinga; Valverde, Kroos, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr.
Manchester City: : Ederson; Ëalker, Dias, Akanji; Stones, Rodri; Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish; Haaland.