
Të dielën e 13 tetorit do të zhvillohet edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës. Një eveniment ku së fundmi është bërë me dije që do të marrin pjesë edhe efektivë të Forcave të Armatosura.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar se 130 vetë po përgatiten intensivisht për këtë garë, ku nuk do të mungojnë shpërblimet për vendet e para. Përmes një postimi në kanalin zyrtar shkruhej: "Pa shiko kush po përgatitet për Maratonën e Tiranës? 130 efektivë të Forcat e Armatosura të Shqipërisë, janë gati për të garuar më 13 tetor".
Poll