
Ricardo Kaka nuk e haron Milanin dhe nuk humbet rast për ta demonstruar. Duke folur live në Instagram me Laura Pausinin, braziliani këndoi himnin e kuqezinjve sëbashku me këngëtaren dhe më pas dërgoi një mesazh për ish shokun e tij të skuadrës Paolo Maldinin, I cili doli pozitivë me Coronavirus së bashku me djalin e tij Daniele.
“Forca Milan gjithmonë, forca Maldini kapiteni jonë. E kam dëgjuar lajmin dhe më tha se është mirë së bashku me djalin e tij Daniele. Teksa vazhdon në linjë futet edhe Pippo Inzaghi I cili përshëndetet sërish nga Ylli brazilian. “Përshëndetje Pippo, përshëndetje miku im më imirë”, ka thënë Kaka.
Poll