
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Patoz-Fier në fshatin Portëz, ku autobusi i Bylis ka përfunduar në kanal, pasi një makinë tip Benz i ka prerë rrugën. Në një prononcim për newsport.al, futbollisti i Bylisit, Renato Hyshmeri ka treguar momentin e vështirë të këtij aksidenti.
"Ishte një aksident shumë i rëndë. Të gjithë jemi të tronditur. Një makinë e vogël na preu rrugën dhe u përplasem me të dhe më pas përfunduam në kanal. Falë Zotit asnjëri nga ne nuk ka pësuar dëmtime serioze", ka përfunduar Renato Hyshmeri.
Poll