
Flamurtari hap javën e 5 të Kategorisë së Dytë teksa përballet me Besën në Vlorë në orën 12:30. Vlonjatët pas fitores 3-0 ndaj Turbinës kërkojnë të vazhdojnë ecurinë me fitore teksa objektiv kanë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Besa nga ana tjetër vjen me objektiva më të vogla por kurrsesi inferiore me kavajsit që gjithashtu kërkojnë pikë pas fitores ndaj Apolonisë në shtëpi.
Formacionet Zyrtare:
Flamurtari (4-2-3-1): Moçka; Silue, Disha, Qarri, Liçaj; Pjeshka, Yuri; Metani, Indio, Fernando; Jonatan. Trajner: Marcelo Troisi
Besa (4-4-2): Dobjani; Perja, Reçi, Raza, Nurja; Osma, Kuka, Myzeqari, Lila; Onuh, Sulovari. Trajner: Gugash Magani.
Poll