Fitorja në derbi 1-0 kundër Tiranës i la vend lojtarëve të Partizanit të dëfreheshin clubeve të kryeqytetit. Skuadra bashkë me stafin e “dogjën” në një atmosferë ku mbizotëronte e kuqja. Në videot e postuara në rrjetet sociale, shihej alegria mes tyre, ndërsa në sy ra Erald Çinari.
Sulmuesi shkodran është pranë kalimit tek të kuqtë dhe mbrëmë kishte zgjedhur të festonte me ish ekipin e tij. Miqësia e madhe me shokët në këtë skuadër me siguri ka rritur kuotat e kalimit e tij në kryeqytet.
Por fillimisht pret një ofertë zyrtare, që duhet se ende nuk ka ardhur. Gjithashtu interes konkret për të ka shfaqur Shkëndija e Tetovës. Pritet merkato e dimrit për të mësuar përfundimisht se ku do të transferohet mëngjërashi.
[caption id="attachment_672802" align="alignnone" width="361"] Eneo Bitri dhe Erald Cinari[/caption]