Benfica ka udhëtuar në Itali, ku do të sfidojë Interin në “San Siro”. Kjo përballje është e vlefshme për çerekfinalen e kthimit në Champions League.
Në prag të këtij takimi në konferencën për shtyp, ishte i pranishën Matteo Darmian. Lojtari zilatër thekson se fitorja me Barcelonën i solli deri këtu dhe se tashmë duan gjysmëfinalen.
“Ne do të kalojnë në gjysmë-finale në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne do të luajmë shumë duke filluar nga nesër në mbrëmje. Do të jetë një muaj i vështirë, duke filluar nga ndeshja e nesërme, e cila do të jetë më e vështira.
Në Champions League kemi pasur një ecuri të mirë, nëse unë duhet të zgjedh një lojë pikë kthese, do të them atë të Barcelonës”, ka theksuar Darmian.
Kujtojmë se Interi ia ka dalë të fitojë në Portugali në çerekfinalen e parë me shifrat 2-0, teksa mbrëmjen e nesërme në “San Siro” ora 21:00 kërkojnë të sigurojnë biletën e kualifikimit në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.