
Skënderbeu do të presë sot në shtëpi Orikun në orën 13:00 për të zhvilluar ndeshjen e javës së 16-të të Kategorisë së Parë. Korçarët, pas barazimit me Dinamon, duan të rikthehen te fitorja për të rimarrë sërish vendin e dytë në renditje.
Në ndrejtimi ne trajnerit Gvozdenovic, ekipi ka mbyllur dje përgatitjet e sfidës teksa grupi është stërvitur normalisht. Korçarët do të kenë dy mungesa tepër të rëndësishme teksa sulmuesi Gresild Lika mungon për arsye kartonash ndërsa mesfushori Agnaldo Moraes nuk është rikuperuar akoma nga dëmtimi.
Formacioni i mundshëm:
Skënderbeu (4-4-2): Ruçi; Frashëri, Randy, Prençi, Znullari; Nikaj, Idrizaj, Pecani, Liçi; Temitope, Abubakari
Trajner: Ivan Gvozdenovic
Poll