
Nesër do të startojë java e tretë e Superligës e cila do hapet nga takimi mes Skënderbeut dhe Laçit. Sigurisht që një ndër skuadrat që mbetet për tu parë është Luftëtari që do të luajë ndaj Flamurtarit në datën 1 shtator në orën 16:45.
Bluzintë ende nuk kanë mundur të sigurojnë fitoren e parë në këtë edicion edhe pse duhet thënë që kanë kaluar vetëm dy javë nga kampionati. Kjo nisje aspak pozitive ka irrituar tej mase tifozët e Luftëtarit të cilët të gjithë "vrerin" e kanë shfryrë ndaj drejtuesve, duke akuzuar këta të fundit për lëvizje të pa menduara mirë si merkato ashtu edhe në stafin drejtues.
Humbja me Laçin dhe Kastriotin ka lënë shije të keqe tek tifozët të cilët kërkojnë me çdo kusht një rezultat pozitiv përballë Flamurtarit edhe pse dihet që s'do të jetë e lehtë, pasi vlonjatët kanë treguar se këtë edicion do të jenë të vetmit për tu mundur duke patur parasysh merkaton e verës dhe përforcimet që janë bërë së fundmi.